Ku mbetën pretimet për autostradën Kërçovë – Ohër?! – Shqip

by admin
Spread the love

A DO TË NDËRPRITET MARRËVESHJA ME “SYNOHIDRO”?!

Javën e ardhshme duhet të nis revizioni i projektit për autostradën Kërçovë – Ohër. Do të kontrollet situata faktike në terren dhe në bazë të kësaj do të miratohen konkluzione nga ekspertë të ndërtimtarisë.

Ndërtimi historik i 57 kilometrave të autostradës Kërçovë – Ohër assesi ta ketë epilogun. Projekti që vendit i ka kushtuar 600 milion euro, sic percjell KlanM, pas vetes la shumë aksidente trafiku, përplasje partiake dhe kritika negative nga opinion vendor dhe ndërkombëtar.

Qeveria vite me radhë premtonte se pengesat janë mënjanuar dhe autostrada do të jetë gati në afatin e paraparë, 31 dhjetor të këtij viti. Madje, sic percjell KlanM, para një viti Kryeministri Kovaçevski nga Ohri paralajmëroi intensifikimin e dinamikave të ndërtimit duke ia bërë të qartë Ministrit për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarskit se përgjegjësia do të jetë e tij.

Por, para disa ditëve, dolën deklaratat e Kryeministrit Kovaçevski dhe Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi, me paralajmërime për revizionin, ndërprerjen e marrëveshjes me “Sinohidro” dhe procedura penale.

“Nisi në vitin 2013 me 400 milion euro, sot është mbi 600 milion euro dhe nuk është lëshuar në përdorim as një metër asfalt. Në fund të vitit skadon afati dhe vlerësoj Kryeministër se është koha e fundit që Qeveria dhe Kuvendi ta shqyrtojnë këtë marrëveshje dhe nëse ka nevojë le të ndërpritet dhe t`i jepet dikujt tjetër” – tha Artan Grubi, zv/kryeministër.

Por, autoritetet e Qeverisë, para disa ditëve, morën pjesë në lëshimin në përdorim të drejtimit rrugor Podmole – Strugë – Qafë Thanë.

Rehabilitimi i rrugës shtetërore A2, që kushtoi 8 milion euro, sic njofton KlanM, lidhet edhe me Korridorin 8, që sipas autoriteteve të Qeverisë, Maqedonia e Veriut bëhet vendi në drejtimin e pashmangshëm rrugor me vendet evropiane.

Por, jo vetëm kaq! Rehabilitimi I kësaj rruge që çon drejt Shqipërisë, mori edhe një dimension tjetër. Atë të rrjeteve sociale me deklaratën legjendare të një banori të rrethit të Strugës.

Zv/Kryeministri Grubi në profilin e tij në Facebook, shkroi se nuk do të ketë më dëmtime të automjeteve si pasojë e rrugës së keqe.

Grubi nuk u ndal vetëm me kaq. Po në Facebook shkroi se për Fair Play, patjetër e kishte ta postoj edhe Diss-in e Mondi Kaloshit, djalit me maqedonishten e lezetshme nga video virale e protestave për rrugën, ndaj postimit  për rrugën Strugë – Qafë Thanë.

Sidoqoftë, përkundër paralajmërimeve për përgjegjësi për dështimin e projektit të Autostradës Kërçovë – Ohër, të rikujtojmë se këtyre ditëve u vjetërua lënda ku të akuzuar ishin ish-Kryeministri, Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët me zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, e kishin dëmtuar buxhetin e shtetit me së paku 155 milionë euro. /KlanMacedonia/

You may also like