KSI bën publike protokollet për kurim nga KOVID-19, skriningu i nxënësve do të bëhet në shkolla

by admin
Spread the love




Skriningu i nxënësve do të bëhet në shkollat, thanë sot nga Komisioni për Sëmundje Infektive gjatë ditës së sotme.

Prej sot rekomandimet për kurim nga KOVID-19 janë të qasshme për të gjithë mjekët.

“Kishim problem me dsitribuimin e tyre, sot me shpërndarjen deri tek të gjitha mjekët, i bëjmë të qasshëm informacionet për të mundësuar një qasje më të përafërt për të gjithë mjekët”, tha kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksadar Petliçkovski, duke thënë se këto rekomandime që janë në faqe, janë versioni i katër ose i pestë i rekomandimeve që kanë pësuar ndryshime në të kaluarën.

Sipas tij edhe ky version do të pësoj ndryshime dhe se nuk kanë karakter detyrues. /SHENJA/


You may also like