Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla do të jetë prezente në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit për herë të dytë.

Kështu u bë me dije edhe nga presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.

“Kemi nderin që ta mirëpresim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila i bashkohet edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani”.

Edicioni i dytë i këtij forumi do të mbledhë në Prishtinë liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës, nga 15 prilli deri më 16 prill.

You may also like