Kryeministri Kovaçevski për vizitë pune në Bruksel

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është për vizitë pune në Bruksel. Kovaçevski nesër do ta hapë sesionin e fundit nga skriningu kushtuar Klasterit 6, i cili përfshin: kapitullin 30 – marrëdhëniet e jashtme dhe kapitullin 31 – politikën e përbashkët, të jashtme dhe të sigurisë.

Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, me mbylljen e këtyre kapitujve, skrining procesi për Maqedoninë e Veriut do të përfundojë zyrtarisht.

Kryeministri Kovaçevski do të realizojë takim pune në Parlamentin Evropian me deputetë dhe me anëtarë të Grupit parlamentar të socialdemokratëve. Temë e bisedave, siç u paralajmërua, do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe rëndësia e eurointegrimeve për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

MARKETING



You may also like