Kryediplomati italian thotë se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë rrezikon luftën botërore – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se NATO nuk duhet të hyjë në Ukrainë.

Ai ka pohuar se diçka e tillë do të ishte gabim dhe se Perëndimi vetëm duhet ndihmuar Kievin që të mbrohet vetë, raporton AGI, transmeton KlanKosova.tv.

“Dërgimi i trupave në Ukrainë rrezikon luftën e tretë botërore”, është shprehur ai duke folur rreth deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macon.

“Ushtarët tanë e bëjnë mirë atë që po bëjnë në Detin e Kuq për të mbrojtur anijet tona. Ata e bëjnë mirë atë që bëjnë në Liban, Afrikë, në Irak. Ata janë ruajtës të paqes, garantues të lirisë. Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”.

Për më tepër Tajani e ka mbrojtur edhe Papa Françeskun për deklaratën e tij se Ukrainë duhet ta ngre flamurin e bardhë, duke thënë se Ati i Shenjtë ka kërkuar paqe.

You may also like