Kovaçevski: Takimi me Micotakisin konfirmon se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale me Greqinë

by admin
Spread the love

Greqia është një prej mbështetëseve më të fuqishme të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili në Vilnus, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, pati takim me kryeminsitrin grek, Kiriakos Micotakis.

Sipas Kovaçevskit, vetë takimi që e realizoi me Micotakisin konfirmon se dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale.

“Marrëveshja e Prespës, e cila paraqet shembull të cekur edhe në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare për zgjidhje të çështjeve të identitetit dhe për zgjidhje të qëndrueshme në bazë të së cilës u bëmë vend anëtar i NATO-s, konfirmon se pas zgjidhjes së një çështjeje të tillë bilaterale, marrëdhëniet mes dy shteteve po lëvizin në drejtim jashtëzakonisht pozitiv”, potencoi Kovaçevski në konferencë për shtyp.

Në pjesën e Marrëveshjes së Prespës, Kovaçevski vlerësoi se një pjesë e madhe e punëve janë implementuar. Ekzistojnë, siç tha, disa ratifikime që duhet të bëhen në Parlamentin grek, por ekzistojnë edhe tek ne disa obligime që duhet të zbatohen në pjesën e politikave tatimore.

Sipas tij, shembull për përkishtimin e institucioneve në Greqi është regjistrimi i Qendrës për gjuhë maqedonase, që ishte kotnestuar, por gjykata greke solli aktvendim të qartë se bëhet fjalë për diçka që mund të regjistrohet në Greqi.

Dy kryeministrat në takimin në Vilnus biseduan edhe për porjektet më të mëdha infrastrukturore në pjesën e energjetikës.

“Biseduam konkretisht për gazpërçuesin, por, edhe për kapacitete të tjera të cilat po bëhen në rajon. Në këtë Samit pata bisedime edhe me kryetarë të tjerë të qeverive, me të cilët bisedova kryesisht për tema ekonomike dhe për tema të cilat kanë rëndësi për jetë më të mirë të qytetarëve”, theksoi Kovaçevski.

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like