Kovaçevski: Në Qeveri do të ndryshojë vetëm ministri i Vetëqeverisjes lokale, asnjë ministër tjetër

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se në Qeveri do të ketë ndryshim vetëm në Ministrinë e Vetëqeverisje Lokale, dhe jo në ministritë tjera.

“Ju thash se do të ketë ndryshim vetëm në Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, duke patur parasysh se kemi dorëheqje të ministrit. Nuk ka plan tjetër. Diçka tjetër nuk kemi në plan”, tha ministri Dimitar Kovaçevski, raporton SHENJA.

Në vërejtjen se funksionarë të LSDM-së, kanë paralajmëruar “ndryshime të vogla” në Qeveri, Kovaçevski tha se bëhet fjalë për “ndryshime shumë të vogla”.

“Vlerësoj se do të jenë shumë të vogla, duke patur parasysh se Qeveria funksionon me kapacitet të plotë dhe i realizon obligimet e saj dhe Programin ashtu siç është marrëveshja”, ka shtuar Kovaçevski.

 

 

 


You may also like