Kovaçevski: Komunikimet dhe sfera e informacioneve nuk kanë qenë asnjëherë më të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin

by admin
Spread the love

Si anëtare e NATO-s me përkushtim kontribuojmë drejt sigurisë kolektive dhe kjo mund të shihet gjatë vitit të kaluar përmes të gjitha aktiviteteve pa dallim a është ndihma dhe mbështetja për Ukrainën, stërvitjet ushtarake Përgjigja e shpejtë ose Shkëlqimi 22 dhe aktivitete të tjera. Por aktivitetet ushtarake dhe politike janë të lidhura ngushtë me komunikimin e tyre dhe me aftësinë që të njëjtat t’i bashkojmë sa më afër dhe sa më saktë për qytetarët. Nga komunikimet dhe nga transparenca jonë varet se a do ta kuptojnë dhe si do ta kuptojnë qytetarët mënyrën se si ne punojmë çdo ditë në ruajtjen e sigurisë së tyre, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e Konferencës së NATO-s për komunikues, nikoqir i të cilëve këtë vit është Maqedonia e Veriut.

“Edhe pse në qarqet e sigurisë ndonjëherë mbizotëron mendimi se në opinion nuk diskutohet për sigurinë, do të thotë se sigurimi po bën punën e vet, megjithatë unë personalisht nuk jam dakord me atë tezë. Besoj se në epokën e dezinformatave dhe sulmeve hibride, janë pikërisht komunikimet strategjike ato që luajnë rolin më të rëndësishëm në luftë dhe arrijnë tek qytetarët informacione të sakta dhe të verifikuara, në krahasim me dezinformatat, qëllimi i të cilave është të ngjall trazira dhe frikë. Pushtimi ushtarak i Ukrainës nga Rusia dhe rritja masive e dezinformatave rreth saj na ka treguar se komunikimet mund të kenë një ndikim serioz destruktiv dhe ne duhet të luftojmë kundër një ndikimi të tillë. Është e vërtetë që Ukraina në këtë moment po e trajton shumë mirë luftën informative, për të cilën ka mbështetjen e të gjithë neve, por ajo luftë informative na tregon rolin e komunikimeve në stabilitetin e një vendi dhe një rajoni”, tha kryeministri Kovaçevski.

“Komunikimet dhe sfera e informacioneve nuk kanë qenë asnjëherë më të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin. Kriza e sigurisë me të cilën përballet Evropa dhe bota, si në sferën e informacioneve përmes sigurisë kibernetike dhe sulmeve hibride tregon se të gjithë ne pa dallim nëse si anëtare të NATO-s ose si shumë vende evropiane dhe vende ballkanike duhet të vazhdojmë me fokusin intensiv në këtë sferë. Lufta me dezinformatat është prioritet në të cilin punojmë edhe ndërmjet dikastereve në Qeveri, por edhe me partneritet me qarqet mediatike dhe qytetare. Vetëm qasja e bashkuar shoqërore mund të jetë përgjigje sepse problemi me veprimet hibride është i komplikuar dhe mund të ndikojë ndaj gjithë shoqërisë”, theksoi Kovaçevski.

Ai nënvizoi se informacionet e sakta dhe të kontrolluara të cilat janë lehtë të kapshme janë resurs në luftën kundër dezinformatave në nivel ditor, ndërsa standardi i vendosur dhe reputacioni i transparencës ndihmon në uljen e përhapjes së dezinformatave.

Në hapje të Konferencës fjalime do të kenë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ndihmësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Diplomaci Publike, Baiba Brazhe, ndërsa video paraqitje do të kenë edhe komandanti i Komandës së Operacioneve Aleate, gjenerali Kristofer Kavolli dhe komandanti i Komandës Federale të Transformimit , gjenerali Filip Lavinj.

Në Konferencën në Shkup do të marrin pjesë rreth 300 persona. Në kuadër të Konferencës do të organizohen disa panele kushtuar komunikimeve strategjike, të cilat do të paraprihen nga disa grupe pune në këtë fushë.

 

You may also like