Kovaçevski komenton rritjen e TVSH-së për mijëra produkte: Megjithatë ende kemi TVSH-në më të ulët në rajon

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke komentuar vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e TVSH-së për mijëra produktet, tha se nuk ka asnjë rritje duke e patur parasysh se, tha ai, ne jemi shtet që në krahasim me rajonin kemi normën më të ulët të TVSH-së.

“Nëse i shihni fqinjët tanë 21% në Greqi, 20% në Serbi, 25 në Kroaci, 20 në Shqipëri, Maqedonia e Veriut ka normë bazë të TVSH-së prej 18%. Kur shkojmë te lista e produkteve me normë të autorizuar, RMV ka listën më të gjatë të produkteve me normë të autorizuar prej 5%, 1600 produkte. Pra, të gjitha produktet bazë që përdoren për sasi më të mëdha dhe me masë të madhe tek amvisëritë dhe qytetarët tanë. Ka një numër të caktuar të produkteve që gjithashtu janë me normë të autorizuar por prej 10 % sepse të mos harrojmë se norma bazë e TVSH-së është 18%. Kemi edhe listë shtesë e produkteve që me normë të autorizuar janë me 10%”, ka deklaruar Kovaçevski, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like