Kovaçevski ashpërson retorikën ndaj opozitës – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE: 9 DEPUTETË TË LSDM-së DHE 1 NGA BDI KUNDËR NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjithnjë e më i ashpër me opozitën. Thotë që nuk të thërras takim liderësh dhe nuk do të bisedojë me asnjë deputet që ta bind që të votojë për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.
Ai insiston se secila parti e ka përgjegjësinë e vet për anëtarësimin e vendit në BE.

”Deri në anëtarësimin në BE ne duhet të bëjmë reformën e sistemit gjyqësor, prokurorial, reformë në administratën publike, reformë në administratë dhe këto janë të gjithë vendime që sillen me 2/3. Për këtë shkak ky proces nuk mund të jetë proces i shantazhimeve dhe i politikave ditore por përkundrazi, ky proces duhet të jetë proces i konsensusit të gjerë shoqëror dhe politik që nuk do të jetë temë e konferencave ditore” – tha Kovaçevski.

E për ta argumentuar atë që po e fliste sot në konferencë për media, e përmendi edhe shembullin e shteteve të cilat para anëtarësimit në BE kanë pasur standard më të ulët.

”Cili është benefiti nga anëtarësimi në BE? Ju mirë e dini se ku ishin Romania, Polonia, Çekia, Sllovakia por edhe Bullgaria që ishin pjesë e Marrëveshjes së Varshavës, ne në krahasim me ta ishim disa herë shtet më i zhvilluar si pjesë e Jugosllavisë. Vetëm për shkak të anëtarësimit të tyre në BE standardi në këto shtete është rritur, janë hapur shumë kompani. Secila kompani që regjistrohet në BE është pjesë e pazarit të përbashkët prej gjysmë miljarde blerës. Këto ekonomi janë rritur aq shumë sa që qytetarët tanë që tani duan të punojnë në BE, një numër i madh prej tyre punojnë në Sllovaki, Çeki dhe shtete tjera” – tha Kovaçevski.

Kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, as deputetët e LSDM-së nuk i besojnë Kovaçevskit. VMRO-DPMNE-ja pretendon se 9 deputetë socialdemokrat nuk dëshirojnë t`i votojnë ndryshimet kushtetuese, kurse sic thonë, 1 deputet i BDI-së kërkon para për të votuar.

“Kovaçevski sikurse Grubi duhet të thonë nëse deputetët e LSDM-së, saktësisht 3 nga njësia e parë dhe e tretë zgjedhore kanë thënë se nuk do t`i votojnë ndryshimet kushtetuese, dhe nëse 6 deputetë tjerë kanë thënë se ndryshimet kushtetuese janë gjëja më e keqe që ka bërë qeveria. Gjithashtu Kovaçevski duhet ta pyes Grubin, nëse një deputet i BDI-së ka kërkuar para për të votuar për ndryshimet kushtetuese” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Kovaçevski i bëri thirrje VMRO DPMNE-së që të qartësojë para qytetarëve se a i përkrahin realisht proceset integruese apo vetëm deklarativisht. Ai, sic njofton KlanM, tha se përfaqësues të VMRO DPMNE-së kërkojnë përkrahje nga ambasadat e vendit që të vijnë në pushtet me premtimin se do t`i realizojnë ndryshimet kushtetuese pa asnjë kusht. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

You may also like