​Kosova merr pjesë në dy turne ndërkombëtar të boksit dhe në Kampionatin Evropian U-22

by admin
Spread the love

Boksierët e përfaqësueses së Kosovës të rinjë dhe U-22 do ta përfaqësojnë Kosovën në 2 turne ndërkombëtarë ,dhe Kampionatin Evropian U-22.

Nga 7 deri më 12 mars në Sofia (Bullgari) mbahet turneu ndërkombëtarë memorial “EMIL JECHEV”. Kosova përfaqësohet me 2 boksier 71kg.Dior Berisha,86kg.Taulant Jakupi dhe trajneri i kombëtares Mehmet Haxhani.

Nga 8 deri më 14.mars në Budva (Mali I Zi) mbahet turneu ndërkombëtarë “Adriatic Pearl”.Kosova përfaqësohet me 3 boksierë 57kg.Dion Konushevci,60kg.Planet Berisha,92+kg.Donat Syla,1 boksiere 75kg.Alnera Brahimi dhe trajneri Faton Xhakli.

Kosova gjithashtu merr pjesë në Kampionatin Evropian U-22 I cili mbahet në Porec (Kroaci) me 11- 24 mars 2022 përfaqësohet me 3 boksierë 54kg.Bashkim Bajoku,67kg.Shpetim Bajoku,86kg.Remzo Mustafiç, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtarë që do të ndaj drejtësinë Latif Demolli.

You may also like