“Kosova është Shqipëri!”/ Djali i ish-kandidates për presidente në SHBA reagon ndaj Vuçiç

by admin
Spread the love

“Kosova i përket Shqipërisë!.

Është ky mendimi i djalit të Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter.

Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë.

Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.

The post “Kosova është Shqipëri!”/ Djali i ish-kandidates për presidente në SHBA reagon ndaj Vuçiç appeared first on American Eye.

You may also like