Kosova e synon super-talentin nga Shqipëria që luan me Irlandën, Rudi Vata e konfirmon interesimin për Lajminet

by admin
Spread the love

Mesfushori 18-vjeçar Rocco Vata është një ndër lojtarët më premtues në futbollin evropian.

Rocco hodhi një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar me skuadrën e parë të Celtic në Skoci në moshën 17-vjeçare në fillim të këtij viti.

Ai luan si mesfushor derisa është i biri i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata.

Rocco është pjesë e Irlandës U21 teksa së fundmi ka luajtur edhe për atë U19.

“Njerëz përreth Federatës së Kosovës kanë pyetur për Roccon duke shfaqur interesim për të. Djali im luan për Irlandën pasi Federata e Irlandës na ka trokitur në derë. Nesër mund gjithashtu të na thërras edhe Shqipëria dhe nëse ka një projekt serioz do të ulemi dhe do të diskutojmë”, ka thënë Rudi Vata në një prononcim për lajmi.net.

Për dallim nga Shqipëria që në radhët e saj ka ftuar tash e disa dekada futbollistë me origjinë nga Kosova, Federata e Futbollit e Kosovës ka aplikuar një gjë të tillë në vetëm një rast.

Edi Sylisufaj nga Tropoja ishte ftuar te Kosova U21 në kohën sa kjo grupmoshë drejtohej nga Rafet Prekazi. /Lajmi.net/

 

You may also like