Kosova e dyta në botë për përmirësimin e sundimit të ligjit – Shqip

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se në Indeksin vjetor për Sundim të Ligjit nga “World Justice Project”, Kosova radhitet e dyta në botë si shteti që ka shënuar përmirësim në këtë fushë.

Ajo tha se ky është një hap i jashtëzakonshëm që “i njeh përpjekjet tona për realizimin e reformës në drejtësi”.

“Natyrisht që njoftime të tilla na konfirmojnë se synimi është i drejtë dhe jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim. Këto sinjale që po e njohin progresin tonë në fushën e drejtësisë janë edhe thirrje për vetë bartësit e sistemit, që sa më parë dhe pa asnjë kusht të bashkëngjiten në këtë proces, në mënyrë që të bëhemi shembull për ligjshmëri, transparencë, efikasitet dhe kredibilitet për qytetarët tanë e gjithashtu në sprektrin ndërkombëtar”, shtoi ajo në Facebook.

You may also like