Konte: Të tjerët presin të festojnë dështimin tim, unë dua të kthehem se po shqetësoj gruan

by admin
Spread the love

Antonio Konte, aktualisht pa skuadër, ka dhënë një intervistë të gjatë interesante për “The Daily Telegraph”, duke folur për objektivat e tij, të shkuarën dhe duke prekur edhe temën e Milanit. Trajneri kërkohet nga shumë klube, mes të cilave edhe kuqezinjtë.

Cila është rruga ideale e suksesit?
Receta nuk ka, por idealja është të fitosh dhe të argëtohesh. Por për t’u festuar duhet të fitosh, përndryshe të tjerët presin të festojnë dështimin tim. Kjo është e vërteta.

Jeni vërtet kaq shumë armik i skemave me 4 mbrojtës?
Në të ardhmen mund të luaj me një linjë të lartë mbrojtëse me katër lojtarë, por duhet të presësh shumë, përndryshe rrezikon. Njerëzit mendojnë se 3-5-2 im është një sistem mbrojtës, por kjo nuk është e vërtetë. Vetëm shikoni sa gola shënojnë ekipet e mia çdo sezon. Nuk varet nëse janë tre apo katër në mbrojtje, varet nga mënyra se si e rreshton skuadrën dhe si i ndërtoni veprimet sulmuese.

Cili do të jetë hapi i radhës?
Historia ime thotë se kam shkuar gjithmonë në klube me probleme dhe se gjithmonë më është dashur të ndërtoj. Pas sezonit tim të parë te Çelsi, kur fituam titullin, mund të kishim dominuar në Angli. Asokohe kishim biseduar për të blerë Romelu Lukakun dhe Virgil van Dajk, dy lojtarë të rëndësishëm që mund të kishin ndryshuar situatën.

Kush është trajneri më i mirë aktualisht?
Guardiola është më i miri në botë, pastaj ka një klub pas tij që mund të investojë shumë para çdo vit për të blerë lojtarë të mëdhenj. Pra, është shumë e vështirë të konkurrosh në kushte të barabarta më të.

Përse e mbyllët përvojën te Totenhemi përpara kohe?
Mora një ekip në vend të nëntë dhe e futa në Champions. Në fund u tregova shumë i qartë kur thashë se bëmë maksimumin. Kalimi nga i nënti në të katërtin në renditje, me të gjitha problemet që kishim, ishte një mrekulli. Por ne nuk festuam sikur ishte një mrekulli, sepse jam mësuar të fitoj trofe dhe jo renditje.

Si ishte raporti juaj me presidentin Levi?
Kujdesej shumë për të gjithë. Pas ndeshjes kundër Milanit në “San Siro” në Ligën e Kampionëve, ai më tha të qëndroja në Itali për t’u rikuperuar mirë sepse nuk i pëlqente si isha dhe mjekët e Totenhemit nuk donin që unë të rrezikoja. Klubi më ka mbështetur shumë. Sinqerisht, nuk jam penduar për asgjë. Kam kujtime të mira nga Totenhemi që është një përvojë që më ka mbetur në zemër.

Pas një viti pushim, a jeni gati të riktheheni?
E mora këtë kohë për veten time, familjen dhe për të vizituar prindërit. Babai më shtyu të kthehem shpejt, por ishte e rëndësishme të rimbushesha me energji, fizikisht dhe mendërisht. Tani problemi im i vetëm është se kam shumë energji dhe po shqetësoj gruan.

 

PANORAMASPORT.AL

You may also like