Konfirmohet dëmtimi i Dybala, argjentinasi do të mungojë të paktën 1 muaj

by admin
Spread the love

Paulo Dybala është dëmtuar sërish. Argjentinasi u detyrua që të kërkojnë zëvendësim në sfidën kundër Lecces, pasi gjuajti penalltinë që i dhuroi fitoren Romës.

Që në momentin e parë në kampin verdhekuq u trembën për një dëmtim të rëndë dhe vetë Mourinho konfirmoi në konferencën për shtyp se “lojtari është shumë, shumë keq”.

Ka një dëmtim dhe kjo është verifikuar menjëherë pas ndeshjes, tashmë duhet të vlerësohet shkalla e dëmtim, por është e sigurt se Dybala, do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 30-40 ditë.

Lojtari rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botëror dhe nëse dëmtimi është i rëndë siç pritej atëherë argjentinasi mund të kthehet në fushë vetëm në vitin 2023.

Sot pasdite do të bëhen disa kontrolle të tjera mjekësore që do të saktësojnë shkallën e dëmtimit. E sigurt është që Dybala do të mungojë për më shumë se një muaj dhe do të mungojë të paktën në 9 ndeshje të Romës. / Oversport.tv

You may also like