Komuna e Haraçinës: Zjarrëfikësit po bëjnë të pamundurën për të lokalizuar zjarrin

by admin
Spread the love

Më herët zjarri ka kapluar Grushinën, i cili po përhapet në drejtim të Haraçinës.

Ndërkaq, Komuna e Haraçinës ka bërë të ditur se janë njoftuar në kohë të gjitha ekipet dhe se po bëjnë maksimumin

“Lidhur me zjarrin që ka përfshirë një hapsirë të madhe të teritorit të komunës në drejtim të Grushinës dhe është duke u përhapur edhe në drejtim të Haraçinës. Ju njoftojmë se me kohë kemi njoftuar ekipet e zjarrfikësve të cilët gjenden në teren dhe po bëjnë maksimumin për të lokalizuar zjarrin. Jemi në kordinim të plotë me zjarrfikësit,policinë dhe drejtorin për shpëtim, gjithashtu edhe ne si komunë jemi në teren dhe po ndjekim nga afër zhvillimet”, thonë nga Komuna e Haraçinës.

MARKETING




You may also like