Komuna e Haraçinës rifillon punën

by admin
Spread the love

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se prej sot Komuna e Haraçinës sërish i ka hapur dyert për qytetarët. Sipas tij e gjithë administrata është kthyer në punë dhe do t’i kryej shërbimet e qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës, ju njoftojmë se ditëve të kaluara kemi patur komunikime intensive me institucionet shtetërore dhe pas konsultimeve me kordinatorët e grupeve të këshilltarëve komunal, prej sot kemi filluar me punë dhe administrata komunale është në shërbim dhe në krye të detyrës. Vazhdojmë edhe më të bindur dhe më të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe popullit”, njofton kryetari Ridvan Ibraimi.

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like