Kompania çeke që prodhon armë “mashtruese”, shumëfishon fitimet

by admin
Spread the love

Një kompani çeke që prodhon armë që shërbejnë për të mashtruar avionët rus përfshirë raketat Himars dhe tanke Abram, ka parë që fitimet e saj të rriten gjatë kohës së  pushtimi rus në Ukrainë.

Ndërsa zyrtarët e saj nuk kanë thënë hapur se po ia shesin armët mashtruese Ukrainës, duke përmendur konfidencialitetin ushtarak, të ardhurat në 12 muajt e fundit janë rritur me 100 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Kompania Inflatech prodhon mbi 30 modele armësh dhe ua shet ato të gjitha qeverive anembanë globit. Armët e krijuara për të mashtruar armikun përdorin një motor për të fryrë dhe për të nxjerrë nxehtësi për të simuluar një pjesë të vërtetë të pajisjeve. Kompania prodhon dhjetëra armë të rreme çdo muaj.

“Nëse nuk kam dylbi, duke parë nga një distancë prej 150-200 metrash, nuk do të jem në gjendje të them nëse është një armë e vërtetë apo një armë mashtrimi”, thotë Vojtech Fresser, CEO i Inflatech, duke shtuar “nëse e detyroj armikun. Të shkatërroj produktin tim me diçka që është të paktën katër herë më e shtrenjtë… atëherë unë fitoj ekonomikisht”.

 

 


Top Channel

You may also like