Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar

by admin
Spread the love

Komisioni
për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e
Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka zhvilluar takim pa praninë e medieve
me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit
të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë, raporton Ekonomia
Online.

Kryetarja
e këtij komisioni, Duda Balje tha se kanë vendosur ta mbajnë komisionin të
mbyllur pa prezencën e mediave.

Në këtë komision po raporton Leonora Selmani, kryetare e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Minire Begaj, Anëtare e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë,  Xhevahire Balaj, Anëtare e Komisionit për Njohjen dhe Verifikimin e Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë

You may also like