KOMENT – Erdogan përballet me një vizitë të tensionuar në Gjermani mes mosmarrëveshjeve me Izraelin

by admin
Spread the love

BERLIN, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Berlin mes të masave të rrepta sigurie për një vizitë zyrtare disa orëshe në kryeqytetin gjerman, e para në pothuajse katër vjet.

Erdogan mbërriti sot pasdite në aeroportin ushtarak të Berlinit dhe më pas vizitoi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në rezidencën e tij zyrtare, “Bellevue Palace”.

Erdogan pritet të zhvillojë bisedime gjatë darkës së sotme me kancelarin gjerman, Olaf Scholz përpara se të niset për në Turqi.

Erdogan dhe Scholz pritet t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi.

Vizita e liderit turk u prit me protesta në Berlin, ndërsa u vendosën rreth 2 800 oficerë policie për sigurinë në vend.

Vizita e Erdoganit në Gjermani është veçanërisht e diskutueshme për shkak të deklaratave të liderit turk për luftën Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Ai ka shkaktuar zemërim me disa deklarata për konfliktin e Gazës pas sulmeve terroriste të militantëve palestinezë të Hamasit më 7 tetor në Izrael, ku u vranë rreth 1 200 banorë.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gaza kanë vrarë mbi 11 000 deri më tani.

Erdogan e përshkroi Hamasin si një “organizatë çlirimtare” dhe akuzoi Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës dhe “gjenocidit” në Gaza.

Ai gjithashtu akuzoi Izraelin për “terrorizëm shtetëror”.

Hamasi është klasifikuar si organizatë terroriste nga Izraeli, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Scholz i ka hedhur poshtë deklaratat e Erdoganit për Izraelin duke i konsideruar si “absurde”.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e qeverisë gjermane se siguria e Izraelit është e një rëndësie themelore për shtetin gjerman.

Qeveria e Scholz ka shprehur shpresat për zgjerimin e bashkëpunimit me Turqinë për të kontrolluar migrimin nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Evropë.

Kancelari Scholz e ftoi Erdoganin në Berlin pas rizgjedhjes së tij si president në maj.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like