Klube të mëdha evropiane i thonë “Jo” kompeticionit të ri në futboll – vjen reagimi i ashpër nga Superliga Evropiane

by admin
Spread the love

Drejtori ekzekutiv i Superligës Evropiane, Bernd Reichart ka indinjuar se klubet po kërcënohen nga UEFA që të mos e mbështesin publikisht projektin.

Të enjten, A22 zbuloi një propozim të ri për një Superligë Evropiane, pasi Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi që UEFA dhe FIFA nuk mund të bllokojnë krijimin e saj.

Nga klubet që fillimisht e mbështetën projektin në vitin 2021, Real Madrid dhe Barcelona janë 2 të vetmet që kanë dalë në mbështetje këtë herë.

Drejtori ekzekutiv i Superligës thotë se kjo është për shkak se klubet e tjera ndjehen të frikësuar.

“Ky propozim i fundit i Superligës ka dalë në dritë me kontributin e shumë klubeve, ne kemi folur me shumë klube muajt e fundit. Por këto klube kanë frikë të shfaqen publikisht për shkak të kërcënimeve. Shumë klube e mbështesin projektin. Klubet kanë qenë nën një monopol për 70 vjet, një diktaturë me grusht të hekurt, duhet të ndryshojmë çipin, është normale që disa të zgjasin më shumë dhe të tjerë më pak, por është një mundësi e shkëlqyer që klubet të menaxhojnë të ardhmen e tyre”, tha ai.

Një mori klubesh të Premier League, Serie A, Bundesliga, Ligue 1 dhe La Liga kanë dalë në kundërshtim të Superligës.

Juventusi besohet se është ende i përfshirë në projekt, megjithëse gjigantët italianë ende nuk kanë bërë një deklaratë publike për këtë çështje.

You may also like