Klopp bën prapakthehu: I kërkoj falje Contes, gabova me ato që thashë

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp ka bërë një hap pas për deklaratat që bëri pas sfidës ndaj Tottenhamit. Ai u shpreh se nuk i pëlqen mënyra se si Conte loz futboll, prandaj është edhe në vendin e pestë. Megjithatë, në prag të sfidës kundër Aston Villas ai e tërhoqi gjithçka pas.

“Si menaxher, dhe këtë eksperienc e kam hasur së fundmi, të gjithë jemi shumë të ndikuar nga loja, nga situata dhe gjërat e përgjithshme. A do ta thosha sërish? Jo. E kam thënë pas ndeshjes. (Luajnë ashtu si luajnë dhe prandaj janë në vend të pestë)

Në atë moment mendova se ishte gjëja e drejtë, por e kisha gabim. Ishte vetëm mendimi im në atë moment. Nuk mund ta respektoj më shumë Antionion, për atë që bën dhe për mënyrën se si i organizon skuadrat”.

Ai komentoi edhe fjalët e Guardiolës që tha se Anglia po bën tifo për Liverpoolin që ka fituar vetëm një kampionat në 30 vitet e fundit: “Ka të drejtë, siç unë kisha të drejtë kur thashë se Tottenhami është në vend të pestë. Ai ka të drejtë vetëm mbi faktin se ne kemi fituar vetëm një Premier League në 30 vite.

Por nuk mund të them se i gjithë vendi bën tifo për ne. Kjo gjë nuk është e vërtetë dhe nuk është ndjesia që unë kam kur luajmë jashtë shtëpisë, por ndoshta ai di më shumë se mua”. /oversport.tv

Foto: liverpoolfc.com

You may also like