Klinaku: Kosova duhet të kërkojë sqarime për deklaratat e Dick Martyt për trafikim organesh

by admin
Spread the love

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga
Gjykata Speciale që ish-senatori Dick Marty të ftohet si dëshmitar pas deklarimeve
të këtij të fundit se ka qenë cak i një atentati nga shërbimi sekret serb,
raporton Ekonomia Online.

U.d i drejtorit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, u ka bërë thirrje autoriteteve të shtetit të Kosovës që të ngrenë në instanca ndërkombëtare deklarimet e ish-raportuesit në Këshillin e Evropës, Dick Marty, se është kërcënuar me vrasje nga shërbimi serb e që synonte të fajësonte shqiptarët për këtë.

Në një konferencë për media të mërkurën, nga OVL-ja e UÇK-së kanë
thënë se presin veprime si nga Kosova ashtu edhe nga autoritetet e Shqipërisë.

“S’është hera e parë që Serbia mundohet t’ua veshë shqiptarëve të
gjitha të këqijat që i ka bërë. Ka pas shumë ngjarje tjera, si rasti ‘Panda’ që
i ka vrarë vetë fëmijët dhe është munduar t’ua veshë pjesëtarëve të UÇK-së apo
rasti i Martinoviqit me shishen e famshme që gjoja shqiptarët e paskan dhunuar.
Serbia si shtet e pushtues vazhdimisht ka bë këso inskenime e ngjarje e është
munduar t’ua veshë shqiptarëve. Shteti i Kosovës sot s’do të duhej të heshtte.
Qoftë Qeveria, Kuvendi apo Presidenca. Sidomos tash kur gjoja po kërcënohet nga
shërbimi serb, e ta ngrejë si çështje në takime me organizmat ndërkombëtarë
sepse është luftë kundër Kosovës dhe UÇK-së”, ka thënë Klinaku.

Ai ka shtuar se nga Shqipëria presin që të iniciojë rezolutë të re
në Këshillin e Evropës për ta hedhur poshtë raportin e Martyt me të cilin
akuzohej UÇK-ja për trafikim organesh.

U.d i drejtori të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se
Kuvendi i Kosovës, përmes MPJD-së është dashur të kërkojë sqarime shtesë
Parlamenti Evropian rreth akuzave të Martyt për të ashtuquajturën “shtëpia e
verdhë”, në të cilën është supozuar se janë kryer trafikim me organe.

“Dhe nuk është bërë asnjë hetim. Mendoj se me deklarimet e Dick
Marty parlamenti është dashur që përmes ministrisë së Punëve të Jashtme të kërkojë
nga parlamenti evropian të sqarohen pretendimet e tij ndaj “shtëpisë së verdhë”.
Gjykata Speciale është dashur ta ftoj si dëshmitar Dick Marty dhe të sqaroj nga
kush është paguar. Parlamenti të kërkojë nga ministrja e Punëve të Jashtme siç është
një ministre që atakon luftën. Liderët dhe ata që organizuan luftën padrejtësisht
po qëndrojnë në Hagë në një gjykatë të cilën ne si organizatë nuk e njohim”,
tha Klinikau.

You may also like