Klekovski: Propozimi francez është një gënjeshtër e madhe, nuk fillojnë negociatat pa u ndryshuar Kushtetuta e Maqedonisë

by admin
Spread the love

Anëtari i kryesisë së partisë opozitare, OBRM-PDUKM, Sasho Klekovski, ka deklaruar në një intervistë televizive se propozimi francez është një gënjështër e madhe që po i shërbehet Maqedonisë, prandaj si i tillë nuk pranohet nga partia e tij.

“Një nga arsyet pse unë i them “JO propozimit francez” është sepse kjo është një tjetër gënjeshtër mes shumë gënjeshtrave. Është gënjeshtër sepse si gënjeshtrat e mëparshme, siç kemi pasur statusin e kandidatit pa negociata, kështu kemi pasur një datë pa datë, këto do të jenë negociata pa negociata. Ky do të jetë një fotosesion javën e ardhshme në Bruksel, siç ishte dhe fotosesioni në aeroplan, e kujtojmë atë foto me ministrat dhe kryeministrin”, ka thënë Sasho Klekovski nga OBRM-PDUKM.

Klekovski shtoi se Maqedonia nuk do të fillojë negociatat me BE-në derisa të ndryshohet Kushtetuta.

Ai mohon kategorikisht fillimin e negociatave pa u përfshirë bullgarët në kushtetutë.

“Ne nuk do të fillojmë negociatat derisa të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë për të përfshirë bullgarët dhe çfarëdo tjetër që ne vendosim të përfshijmë në atë moment. Nuk do të ketë skrining, nuk do të ketë negociata në fazën e parë dhe do të zgjasë deri në ndryshimin e Kushtetutës. Prandaj, ky nuk është shansi i fundit sepse nuk do të ketë negociata. Ky është vetëm një shans tjetër për të ruajtur iluzionin se BE-ja po zgjerohet dhe si i qasemi ne këtij procesi”, tha Klekovski.

Ai akuzoi se shteti me qëllim po fsheh dokumentet kryesore të propozimit, duke dhënë vetëm informacione gjysmake.

“Qeveria nuk ka nevojë për vendim parlamentar, ka të bëjë me vendosjen e kornizës negociuese për një konferencë ndërqeveritare. Prandaj, mandati për të vendosur për propozimin francez, pra kornizën e negociatave me të gjitha dokumentet, është në Qeveri, jo në Parlament. Dhe pika në Kuvend quhet informacion. Aty deputetët diskutojnë për informacione, jo për kornizën e negociatave dhe dokumentet e saj përbërëse”, theksoi Klekovski.

Ai madje theksoi se kjo farsë në Kuvend është e nevojshme që Qeveria të fshihet pas Kuvendit.

You may also like