Kishte ndaluar një makinë për kontroll, oficeri i policisë shpëton për mrekulli një aksidenti (Videoja tronditëse)

by admin
Spread the love

Një oficer policie në SHBA shpëtoi mrekullisht pas humbjes së kontrollit të një automjeti që drejtohej nga një adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Virxhinias dhe është regjistruar nga kamera në pultin e makinës së patrullës. Departamenti i Sherifit të Qarkut Fairfax thotë se përplasja ndodhi kur një efektiv ndaloi shoferin e një BMW-je pak pas orës 11:30 të mëngjesit në Fairfax County Parkway.

Në atë moment, një 17-vjeçar i një BMW-je tjetër po udhëtonte drejt veriut në autostradë me shpejtësi të madhe kur humbi kontrollin dhe për pak morri jetën e policit.

Sipas policisë, drejtuesi i BMW-së që ishte ndaluar nga policia është dërguar në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i adoleshent i BMW-së që doli jashtë kontrollit dhe dy pasagjerët që ishin aty kanë pësuar lëndime të lehta.

Adoleshenti u akuzua edhe për drejtim të pakujdesshëm. “Drejtoria e policisë së qarkut ndjen lehtësim që ky aksident nuk përfundoi në tragjedi”, tha policia. “Kjo është një kujtesë e rëndësishme se jeta mund të ndryshojë në një çast”.

You may also like