Kina rihap kufijtë, ribashkohen shumë njerëz pas 3 vitesh

by admin
Spread the love

Udhëtarët hynë në Kinë nga ajri, toka dhe deti të dielën, të etur për ribashkime të shumëpritura, pasi Pekini hapi kufijtë që kanë qenë të mbyllur që nga fillimi i COVID-19.

Pas tre vjetësh, Kina hapi kufijtë dhe hoqi kërkesën për karantinë për ata që hynin në territorin e saj, duke i dhënë fund kështu një shtylle përfundimtare të një politike zero-COVID që kishte mbrojtur 1.4 miliardë njerëzit e Kinës nga virusi, por gjithashtu i kishte izoluar ata nga Pjesa tjeter e botes.

Lehtësimi i masave, erdhi pas protestave historike kundër një politike që përfshinte testime të shpeshta, frenime të lëvizjes dhe bllokime masive që dëmtuan rëndë ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Radhë të gjata u krijuan në sportelet e kontrollit të aeroportit ndërkombëtar të Hong Kongut për fluturimet drejt qyteteve kontinentale, duke përfshirë Pekinin, dhe Xiamen.

Rreth 2 miliardë udhëtime priten këtë sezon, gati dyfishi i lëvizjes së vitit të kaluar dhe rikuperimi në 70% të niveleve të vitit 2019.

Shumë kinezë gjithashtu pritet të fillojnë të udhëtojnë jashtë vendit, një ndryshim i shumëpritur për pikat turistike në vende si Tajlanda dhe Indonezia. Por disa qeveri – të shqetësuara për kulmin e COVID të Kinës – po vendosin frenime për udhëtarët nga Kina. Kjo pasi shumë shtete thonë se kina po fsheh numrin e vërtet të të infektuarve me covid.


Top Channel

You may also like