Kina paralajmëron Australinë për ‘pasoja serioze’ pas interceptimit të avionit spiun (fotot)

by admin
Spread the love

Pekini ka paraljamëruar sot Australinë “të veprojë me kujdes” ose të përballet më “pasoja serioze”, pas akuzave ndaj Canberra për manovra të rrezikshme dhe avione spiune ne Detin e Kines Jugore.

“Kina nxit përsëri Australinë të respektojë sigurinë kombëtare të Kinës dhe të evitojë keqllogaritjet që mund të rezultojnë në pasja serioze”, tha zëdhënësi i Zhao Lijan.

Australia tha për incindetin në qiejt e Detit të Kines Jugore se kryen rregullisht fluturime mbikqyrjeje në rajon.

Pekini insiston se zona është nën dominimin e saj megjithse pretendimi është hedhur poshtë me një vendim të Hagës në 2016.

Qëndrimi i Kinës ka shtuar tensionet dhe me SHBA që lundrojnë e fluturojnë në zonë sipas parimit të lirisë së navigimit.

Ministri australian i mbrojtjes Richard Marles tha dje se një gjuajtës kinez J-16 zbuloi avionin australian të mbikqyrjes P-8 me manovra të rrezikshme ndaj ekuipazhit australian.

Por Pekini tha sot se “nuk do të lejojë kurrë që një vend tjetër të cënojë sovranitetin e Kinës, “me pretekstin e lirisë së navigimit”.

Incidenti vjen dy muaj pasi Australia akuzonte ushtrinë kineze se lëshuan rreze-lazer ushtarak ndaj avionëve në ujërat pranë Australisë, çka quanin “akt intimidimi”.
Zhao tha se ushtria e Kinës kryen operacionet e saj në mënyrë të “sigurtë, standarde e profesionale”.