Kim Kardashian tregon trupin e saj në bikini ngjyrë ari teksa shijon notin e mbrëmjes në Itali

by admin
Spread the love

 

 

 

Kim Kardashian, 42 vjeçare, ndau një sërë fotografish me bikini të mrekullueshme nga pushimet e saj në Pula.

Ajo shfaqi linjat e saj të lakmueshme të trupit, ku pozoi me bikini me material prej ari metalik teksa shijonte notin gjatë natës, shkruan DailyMail.

Ylli i “The Kardashians” mori një sërë pozash teksa nxirrte sendet e saj jashtë pishinës, duke shfaqur plotësisht fizikun e saj.

Ajo gjithashtu publikoi më shumë fotografi me bikini teksa pozoi në një biçikletë gjatë fotosesionit të bujshëm të natës.

Kardashian fotografitë e saj i publikoj me mbishkrimin: “Not mbrëmje në Pula”.

Fotografitë e saj të mrekullueshme vijnë vetëm disa ditë pasi Kim përditësoi fansat mbi shpatullën e saj të thyer gjatë fundjavës.

Ylli Kardashian, hyri në Instagram të shtunën për të treguar se kishte thyer shpatullën dhe kishte lënduar ligamentin.

Ajo dha përditësimin teksa shijoi një ditë në liqen me fëmijët e saj dhe disa miq të ngushtë.

Kim u relaksua në një pajisje lundruese teksa varka e saj ishte ankoruar diku në liqen.

“Do të doja të zgjohesha duke lundruar, por shpatulla ime është ende jashtë funksionit”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Përditësimi erdhi pasi ajo zbuloi për herë të parë javën e kaluar se kishte vuajtur në heshtje nga lëndimi i saj i dhimbshëm. Është e paqartë saktësisht se si janë shkaktuar lëndimet e yllit Kardashian.

“Mirë, djema, diçka që ju nuk e dini për mua është se unë theva shpatullën time dhe këputa ligamentin”, shkroi ajo në Instagram në atë kohë.

Ajo vazhdoi: “Ne po fillojmë rehabilitimin, sot, dhe stërvitjet tona sepse duhet të kthehem në palestër”.

Sipërmarrësja miliardere vazhdoi të shpjegonte se po punonte me trajneren personale Melissa Alcantara, e cila më parë kishte pësuar të njëjtin dëmtim.

Ndërsa përgatitej për të rehabilituar shpatullën e saj, me shumë gjasa duke forcuar muskujt që e mbështesin atë, Kim tha se “asgjë” nuk do ta “mundte” atë.

Ndërsa është e paqartë saktësisht se si dhe kur ndodhën lëndimet e Kimit, ajo zakonisht dokumenton seancat e saj të para në palestër, të cilat zakonisht fillojnë në orën 5:30 të mëngjesit.

Më 5 korrik, trajnerja e saj personale Senada Greca, ndau rutinën e stërvitjes shumë të fuqishme të yllit në Instagramin e saj.

Në video, Kim Kardashian tregoi barkun e saj të tonifikuar me sytjena të zeza teksa u pa duke punuar shumë për të ngritur pesha të rënda dhe për të përsosur punën e saj të muskujve.

You may also like