Kim Jong Un s’ka besim as te Putin! Siguria kontrollon e dezinfekton për minuta të tëra karrigen e diktatorit në samitin e Rusisë

by admin
Spread the love

Sigurimi i Kim Jong Un thuhet se kaloi “disa minuta” duke kontrolluar dhe dezinfektuar një karrige, e caktuar për t’u ulur lideri koreano verior gjatë takimit me Vladimir Putin.

Gazeta ruse Kommersant publikoi pamjet që tregojnë një zyrtar të veshur me doreza të bardha duke spërkatur me dezinfektant dhe fshirë një karrige të zezë. Ata spërkatën sediljen, dorezat, këmbët, si dhe zonën përreth karriges, ndërsa një truproje e Kremlinit i vëzhgonte.

“Karrigia doli të ishte subjekt i shqetësimit më të madh të palës koreano-veriore“- shkroi korrespondenti i Kommersant në Kremlin, Andrei Kolesnikov.

Masat nga siguria e Kim Young Un u morën pasi organizatorët e eventit hoqën karrigen e parë të caktuar për liderin e Koresë së Veriut, dhe e zëvendësuan atë me një karrige tjetër identike.

“Në fund, edhe për ta ishte çështje jete a vdekjeje, dhe jo e liderit të tyre, por, natyrisht, e tyre”, tha Kolesnikov.


Top Channel

You may also like