Kieza kalon gjendjen gripale, gati për sfidën e madhe si ish

by admin
Spread the love

Ashtu siç pritej, Federiko Kieza, ka arritur që të mposhtë gjendjen gripale dhe do të jetë më dispozicion për ndeshjen me Fiorentinën.

Ish-i i madh i kësaj sfide së bashku me Dushan Vlahoviçin, që tashmë veshin që të dy ngjyrat bardhezi, pritet që të formojnë edhe dyshen e sulmit titullarë të dielën në mbrëmje, në një sfidë që “Zonja e Vjetër” nuk mund ta gabojë absolutisht, pasi situata për zonën Champions është bërë shumë e rrezikshme.

Ndërkohë, për këtë takim do të rikthehet pas pushimit në kupë edhe Shezni në portë, ndërkohë që pjesë tjetër e formacionit është e detyruar me të përhershmit Danilo, Bremer, Gati, Kambiaso, MeKeni, Lokateli, Rabio dhe Kostiç.

PANORAMASPORT.AL

You may also like