KIEV – Zelensky: Vendimi i Rusisë për të mobilizuar forcat tregon se po përballet me sfida

by admin
Spread the love

KIEV, 21 shtator /ATSH-DPA/- Vendimi i Rusisë për të mobilizuar pjesërisht forcat ushtarake rezervë për të forcuar ushtrinë që pushton Ukrainën është një shenjë se vendi ka probleme me personelin, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për gazetën gjermane “Bild”.

Zelensky tha se Putinit do t’i duhej një ushtri prej miliona trupash për pushtimin e tij, por njësitë vazhdojnë të ikin.

Ai shtoi se banorët po dërgohen në Ukrainë për të vdekur, që do të thotë se Putini nuk po e mbyt Ukrainën vetëm në gjak, por edhe në gjakun e vetë ushtarëve të Rusisë.

Megjithatë, Zelensky shtoi se kërcënimet e Putinit për të përdorur armë bërthamore kundër trupave ukrainase do të dështojnë. Ai tha se mendon se

“Bota do të gjejë një mënyrë për ta ndaluar atë, nëse do të arrihet deri në këtë pikë”, theksoi Zelensky. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakDosja me iniciale I.M, Spiropali: Dyshime serioze se mund të jetë ish-presidenti

You may also like