KIEV – Zelensky: Rindërtimi i Ukrainës do të jetë projekti më i madh ekonomik i Evropës

by admin
Spread the love

KIEV, 28 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi rindërtimin e Ukrainës pas luftës si projektin më të madh ekonomik të Evropës, teksa i drejtohej parlamentit në Kiev.

“Zelensky u bëri thirrje parlamentarëve të hartojnë ligje që do të tërhiqnin sipërmarrësit dhe investitorët”, sipas raporteve të medias.

Sipas administratës presidenciale, Zelensky zhvilloi gjithashtu një videokonferencë me kreun e kompanisë së investimeve “Blackrock”, Larry Fink, lidhur me rindërtimin e vendit.

“Ukrainasit që kanë ikur jashtë vendit duhet të kthehen në vend”, tha Zelensky.

“Ukraina po e bën industrinë e saj të armëve një nga më të avancuarat në botë, për të rivendosur integritetin territorial të Ukrainës”, tha Zelensky.

“Mbi 30 miliardë dollarë duhet të shpenzohen për mbrojtjen e vendit në vitet e ardhshme”, tha ai, sipas kanalit televiziv “Freedom”.

Presidenti Zelensky vendosi gjithashtu një objektiv për vitin e ardhshëm, për të liruar të gjithë ukrainasit që janë kapur nga Rusia, si robër lufte.

“Që nga fillimi i luftës në shkurt, 1 456 ukrainas janë kthyer në shtëpi”, tha ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like