KIEV – Zelensky bën thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën

by admin
Spread the love

KIEV, 15 prill /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për një mbështetje aktive nga Perëndimi për të shmangur pushtimin rus në shkallë të plotë, duke vënë në dukje ndihmën perëndimore për Izraelin kundër sulmeve të Iranit.

“Tani është e qartë se jo të gjitha objektet e Ukrainës mund të mbrohen nga sulmet”, shkroi sot Zelensky në Telegram pas një takimi të Stavka, komandës së lartë të forcave të armatosura ukrainase.

“Por, intensiteti i sulmeve ruse kërkon unitet më të madh”, shtoi ai.

“Duke mbrojtur Izraelin, bota e lirë tregoi se uniteti nuk është vetëm i mundur, por edhe 100% efektiv”, tha Zelensky.

“Veprimi vendimtar i aleatëve parandaloi suksesin e terrorit dhe humbjen e infrastrukturës dhe e detyruan agresorin të qetësohej”, shkroi ai, duke iu referuar sulmit të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit fundjavën e kaluar.

“E njëjta gjë mund të bëhet për të mbrojtur Ukrainën, e cila – si Izraeli – nuk është anëtare e NATO-s, nga terrori. Dhe kjo nuk kërkon aktivizimin e nenit 5, por vetëm vullnetin politik”, tha Zelensky.

Sipas nenit 5 të traktatit themelues të NATO-s, sulmi ndaj një anëtari të aleancës së mbrojtjes konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like