KIEV – Dy anije të tjera me grurë nisen nga portet ukrainase

by admin
Spread the love

ANKARA, 10 shtator /ATSH-AA/- Pesë anije të tjera me grurë janë nisur nga portet e Ukrainës, sipas marrëveshjes së Stambollit për eksportin e grurit, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.

“Sot në mëngjes nga portet e Ukrainës janë nisur 5 anije të tjera me grurë”, tha ministria.

Më tej, ministria tha se është planifikuar edhe kontrolli për nisjen e 12 anijeve të tjera.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u bllokuan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja u krijua në Stamboll për të mbikëqyrur dërgesat e grurit.//a.i/

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakThellohet bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

You may also like