Kërkohet paraburgim për të dyshuarin se kreu marrëdhënie seksuale brenda familjes

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për kryerjen e marrëdhënieve seksuale brenda familjes.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ndryshe, policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar të premten në fshatin Plemetin të Obiliqit dhe i njëjti ishte dërguar në mbajtje.

“MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES- Fsh. Plemetin, Obiliq 25.07.2022-06:00. Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.

You may also like