Kërcënonte kalimtarët, policia qëllon një grua në metronë e Parisit – Shqip

by admin
Spread the love

Policia ka qëlluar një grua me hixhab në një stacion metroje në Paris mëngjesin e sotëm. Personat që u ndodhën në vendin e ngjarjes thanë për mediat lokale se gruaja po kërcënonte kalimtarët.

Një burim policor tha BBC-në se ata ndërhynë në stacionin “Bibliothèque François-Mitterrand” pasi u njoftuan nga udhëtarët e alarmuar.

Shërbimi zjarrfikës, i cili ofroi kujdes urgjent për gruan, tha se ajo u godit nga një plumb në bark teksa shtoi se ajo ishte transferuar në një spital pranë vendngjarjes. “Reuters” raporton se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave “BFM TV” dhe gazetës së përditshme “Le Parisien”, të cilët cituan burime nga policia, sjellja e gruas tregonte një kërcënim për një sulm të mundshëm terrorist./tvklan.al

You may also like