Këngëtarja e njohur ankohet për pagat e artistëve – Shqip

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo ka bërë së fundmi një reagim në “Aldo Morning Show” në Tv Klan lidhur me pagesat e këngëtarëve. Ajo tha se në vendin tonë, njerëzit duan t’i kenë gjërat pa para, sidomos kur vjen fjala te muzika.

Më tej, këngëtarja shtoi se këndimi është puna më e vështirë.

“Tregu shqiptar në përgjithësi është një treg që nuk i mban mirë artistët e tij nuk ka lidhje as me repin, as me hip hopin, as me baladat, as me pop music, as me rock music. Tregu shqiptar është një treg që nuk paguan. Populli shqiptar, publiku shqiptar është një publik që nuk është gati të paguajë për këngëtarët e tij dhe të huaj. Publiku shqiptar është një publik që është mësuar të marrë falas, të dëgjojë falas, të shikojë falas, të vijë me bileta shumë të lira, ka mundësi 2 mijë lekëshe, të vjetra?

Në Shqipëri, njerëzit duan t’i kenë gjërat pa para, sidomos kur vjen fjala te muzika që është profesioni më i jashtëzakonshëm dhe më i vështirë të bëhet ashtu siç duhet. Publiku duhet të dijë që të këndosh, të bësh një live, është puna më e vështirë, është marrëdhënia më e vështirë, me vokalin tënd që është instrumenti më i jashtëzakonshëm, me shpirtin tënd, me repertorin e jashtëzakonshëm që do këndosh, tekste e melodi pafund, marrëdhëniet me publikun, njerëzit, emocionet që duhet të japësh e marrësh nga ata. Po të mendosh pakëz më gjerë se ngushtësia e një mendjeje “hë mo ça do bëjë, do këndojë?”, do kuptosh që të këndosh është një nga profesionet më të vështira. Është më e vështirë dhe më tutje se të aktrosh.

Tani imagjinoje, këtë profesion e duan falas. Është i vetmi vend në botë që do të dëgjojë muzikë, koncerte me shumë këngëtarë, falas. Nuk ka asnjë vend në botë, e them dhe kushdo që më dëgjon, edhe mund të më shajë, mund të mos jetë dakord, por unë po jua them sepse është gjynah, jemi një vend që nuk jemi të ndërgjegjësuar sepse nuk jemi mësuar pra, jo ta duam muzikën, por ta duam aq shumë sa të jemi të gatshëm të paguajmë çdo kosto për të”, theksoi ajo.

You may also like