Këngëtarë, valltarë, fishekzjarre e koncert i madh me futbollistët, FSHF paralajmëron spektakël në “Air Albania”

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe, e fundit e kualifikueseve të Euro 2024. Kjo përballje do të startojë në orën 20:45.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë.

Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë nga lojtarët nuk kanë probleme fizike, duke qenë të gatshëm për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të Kombëtares e që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Euro Gjermani 2024.

Skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes.

“Air Albania” do të jetë plot e për plot pasi të gjitha biletat janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit ka paralajmëruar koncert pas ndeshjes.

You may also like