Këngë dhe valle në aeroport, futbollistët e Kombëtares e djegin pas kualifikimit

by admin
Spread the love

E gjithë shqiptaria festoi sot për kualifikimin e madh të Kombëtares në Euro 2024. Një barazim 1-1 në Moldavi u siguroi kuqezinjve të Silvinjos një biletës mes skuadrave më të mira të Europës.

Asgjë nuk ishte e lehtë për kuqezinjtë, që në një grup me kombëtare si Polonia dhe Çekia, thyen të gjitha parashikimet e opinionin sportiv Europian, duke siguruar kualifikimin një ndeshje para fundit të fushatës kualifikuese të Europianit.

Festa legjitime në dhomat e zhveshjes u zhvendos edhe në aeroport, ku të gjithë së bashku, lojtarë, tifozë staf, kanë kënduar dhe kërcyer së bashku në aeroportin e Kishinjevit, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

PANORAMASPORT.AL

You may also like