Kënga nacionaliste për Kosovën që shoqëroi Gjokoviqin dhe Serbinë, reagon eurodeputeti gjerman

by admin
Spread the love

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka reaguar pasi ekipi i Serbisë në tenis me në krye nacionalistin, Novak Gjokoviq hyrën në “Davis Cup” me këngë nacionaliste serbe për Kosovën.

Butikofer me anë të një postimi në platformën “X” ka qenë i ashpër ndaj këtij skandali të madh, përcjell lajmi.net.

“Jo nuk duhet ta marrim seriozisht propagandën ultranacionaliste serbe. Po, sanksionimi i Kosovës dhe qetësimi i Serbisë është një strategji madhështore. – Apo mos është e gjitha kjo ndoshta e gabuar?” – ka shkruar Butikofer.

Kënga nacionaliste serbe titullohet “Gëzo popull serb”, ku ndër tjerash thotë “le të valojë flamuri serb nga Prizreni deri në Rumi”.

Kjo nuk është hera e parë që Gjokoviq është pjesë e skandalave ku bëhet fjalë Kosova, shtet të cilin ai dhe shteti prej nga vjen nuk e njeh.

Ai njihet për qëndrimet e tij nacionaliste kundër Kosovës.

Duhet theksuar fakti se Gjokoviq u bëri homazhe terroristëve serbë që vranë policin hero të Kosovës, Afrim Bunjakun, më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit./Lajmi.net/

You may also like