Kategoria e Parë/ Flamurtari me fat ndaj Apolonisë, Korabi shtang Tomorin

by admin
Spread the love

Flamurtari barazon 1-1 me Apoloninë në ndeshjen gjysmëfinalen e play off-it të Kategorisë së Parë dhe kalon në finale falë renditjes më lart se fierakët në përfundim të sezonit të rregullt.

Në fakt, kuqezinjtë nga Vlora ishin me shumë fat, pasi në fundin e takimit, kur rezultati ishte 1-1, Apolonia humbi një 11-metërsh e Asllanajn.

Më herët, kishin shënuar Pedro Augusto për Flamurtarin (i njëjti futbollist humbi një 11-metërsh më vonë) dhe Antoni për fierakët.

Befasia ndodhi në sfidën tjetër të play off-it mes Tomorit të Beratit dhe Korabit të Peshkopisë.

Në minutën e 76-të, në zhvillimet e një goditjeje të lirë, Keko arrin të dërgojë topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Ky episode vendosi fatin e këtij takimi, duke i dhënë të drejtën Korabit të vijojë luftën drejt Superiores.

Fituesi i finales Flamurtari-Korabi do të ndeshjen me vendin e tetë të Superiores për qëndrimin në elitë.


Top Channel

You may also like