Kasami thotë se zëra të rëndësishëm brenda ASH-së duan lista të përbashkëta me BDI-në – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas Bilall Kasamit, brenda ASH-së së drejtuar nga Arben taravari, ka figura të rëndësishme që duan koalicion me BDI-në në zgedhjet e ardhshme parlamentare. Siç thotë Kasami, koalicioni opozitar shqiptar do t’i bashkojë të gjitha votat anti-BDI dhe do të arrijë, sipas tij, të fitojë zgjedhjet.

“Zëra të rëndësishëm brenda Aleancës për Shqiptarët nuk e fshehin  pretendimin e tyre për të shkuar bashkë me BDI-në në lista të përbashkëta”, tha mes tjerash Kasami.

Duke përmendur deklarata e fundit të eksponentëve të ASH-së se kjo parti do të shkojë në zgjedhje vetëm, Kasami tha se ende nuk ka një vendim unanim për këtë./KlanMacedonia

You may also like