Kasami: Nëse Qeveria nuk pranon heqjen e “20%”, nuk e kemi për obligim t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Kasami gjithashtu tha se nëse qeveria nuk e fut në procedurë zëvendësimin e 20%, atëherë partia e tij nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.

 “Lëvizja Besa ka thënë qartë edhe zëshëm se do të jetë vetëm pjesë e një Qeverie e cila do të dalë nga zgjedhjet ku ne me kombinatorikat e një koalicioni të zgjeruar opozitar vlerësojmë se do të dalim fitues. Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi për të qenë pjesë e Qeverisë para zgjedhjeve. Nëse Qeveria bën inat me Lëvizjes Besa dhe nuk e fut në procedurë zëvendësimin e 20%, atëherë ne vlerësojmë se nuk e kemi obligim të përkrahim propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese”, tha Kasami.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like