Kasami: Nëse ASH do të garoj e vetme do t’i ndodh si në Tetovë

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami sonte, i ftuar në Klan Debat në Klan Macedonia ka folur edhe për pozicionimin e Aleancës për Shqiptarët në spektrin politik në vend dhe përkrahjen e kësaj partie të “Frontit Opozitar”.

“Opozita e bashkuar sipas gjitha rejtingjeve po del përpara BDI, nuk është qëllimi dhe lufta jonë me ASH. Është koha e fundit që ASH –ja të vendos nëse do garoj e vetme ose bashkë me BDI. Nëse do dal vetëm do të jetë një debakël për këtë parti. Nëse del e vetme do ti ndodh fenomeni i Tetovës. Ftesa jonë për Alenacën ka qenë edhe jashtë studiove televizive, për të përkrah opozitën. Ash ka dy alternativa, ose do jetë në prehër të BDI-së ose do të përkrahin opozitën” tha ai.

You may also like