Karikuesit e BMW po shkatërronin iPhone 15 por Apple sapo e zgjidhi me një update

by admin
Spread the love

Apple ka lëshuar një tjetër përditësim të softuerit për iPhone dhe iPad në formën e iOS 17.1.1/iPadOS 17.1.1.

Ndërsa shënimet për versionin e ri të OS në iPad janë bosh (që mund të sugjerojnë se këto janë rregullime për bugs të vogla në tabletë), përditësimi i iOS liston dy rregullime: Në rrethana të rralla, Apple Pay dhe veçoritë e tjera NFC mund të bëhen të padisponueshme në modelet iPhone 15 pas karikimit wireless në makina të caktuara, duke përfshirë këtu dhe ato BMW.

Widget me parashikimin e motit që shfaqet në Lock Screen nuk shfaqte gjithashtu informacione të sakta rreth borës pas karikimit wireless në këto makina. Ky problem i karikimit wireless ishte shumë shqetësues, pasi pronarët e iPhone 15 raportuan se karikimi në këtë mënyrë të integruar në makinën e tyre i smartphone-ve të rinj iPhone 15 do të bënte që çipi NFC të ndalonte së punuari, duke e bërë të pamundur funksionimin e shërbimeve të tilla si Apple Pay.

IMG_0001.jpeg

Përdoruesit e prekur do të shihnin një mesazh “Nuk mund të konfigurohej Apple Pay” në aplikacionin Wallet dhe rindezja e iPhone nuk e zgjidhte problemin. Zgjidhja e vetme për iPhone-ët e prekur ishte një zëvendësim i pajisjes.

You may also like