Kapllani: U ndëshkuam nga episodet, po vuajmë mungesën e golit

by admin
Spread the love

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka folur për Oversport pas disfatës përballë Kukësit në “Niko Dovana”.

“Episodet na ndëshkuan. Mendoj që skuadra u paraqit mirë. Ishim përgatitur për të shtunën dhe u munduam që ti rimotivojmë lojtarët. Kundërshtarët u treguan mjeshtër për të vonuar lojën.

Rastet e humbura? Më vjen shumë keq, sepse 70% të lojës e dominuam ne, por ky është futbolli. Jam i kënaqur me lojtarët dhanë maksimumin, por episodet dhe mungesa e eksperiencës vendosën këtë sfidë.

Mungesa e rezultateve? Nuk besoj se do të ndikojë. Ne po vuajmë golin, pasi krijojmë shumë raste por nuk po finalizojmë. Nuk ka vend për rënie psikologjike, ne vazhdojmë që të shohim përpara.

Ndryshimet në sulm? Futëm dy sulmues në lojë, sepse po kërkonim golin e barazimit. Na mungoi vetëm goli në këtë takim, sepse krijuam shumë raste. Mungoi edhe fati, sepse u ndëshkuam në momentet tona më të mira”, tha Kapllani. / Oversport.tv

You may also like