Kapllani: Cikalleshi lider, Manaj po e fiton Kombëtaren me dhunë

by admin
Spread the love

Si një ish-sulmues i Kombëtares Shqiptare, Edmond Kapllani ka analizuar formën e sulmuesve kuqezi, të cilët po shfaqin formë vërtet impresionuese në ekipet respektive.

Sipas tij, Cikalleshi mbetet lider i padiskutueshëm, ndërsa Manaj po e kërkon me dhunë grumbullimin.

“Kjo është gjë e mirë (forma e sulmuesve), sepse po flitet shumë se po ia bëjnë të vështirë trajnerit. Kjo është gjë e mirë. Po them dy fjalë për Cikalleshin, sepse kam luajtur me të. Është bërë lider në Kombëtare, ka shënuar në ndeshjet e fundit.

Po shtoj si alternativë edhe Rey Manajn, që sikur dëshiron ta marrë me dhunë vendin. I përshtatet besoj Sylvinhos, luan me shpinë, shënon…

Uzuni ka pasur formë shumë të mire dy vitet e fundit, por në Kombëtare i ka munguar goli. Po të kishte shënuar një gol në ndeshjet e para, do të kishte qenë në formacion.

You may also like