Kapitulli të ri për forcat detare, Koreja e Veriut lëshon nëndetësen e sulmit bërthamor

by admin
Spread the love

Koreja e Veriut ka lëshuar nëndetësen e saj të parë taktike të sulmit bërthamor, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar prezencën detare.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kryesoi ceremoninë e zbulimit, teksa deklaroi se nëndetësja ishte pjesë e planit për të ecur para me armët bërthamore të Marinës.

Media shtetërore raporton se lëshimi i nëndetëses me emrin “Hero Kim Kun Ok”, paralajmëron fillimin e një kapitulli të ri për forcat detare.

Në lidhje me këtë veprim, Koreja e Jugut ka shprehur kundërshtimin, ku vuri nën akuza Korenë e Veriut për shpërdorim të kota të fondeve për zhvillimin e armëve.

Kim paralajmëroi se do t’i kthejë nëndetëset ekzistuese të Koresë së Veriut në anije sulmuese të pajisura me armë bërthamore.

Ndër të tjera ai më parë ka inspektuar nëndetësen teksa përgatitej për një lundrim prove, ku është njohur me sistemin e saj të armëve dhe aftësinë e misionit nënujor.

Koreja e Veriut ka kryer një numër rekord të testeve të armëve këtë vit, dhe muajin e kaluar dështoi në përpjekjen e dytë për të vendosur një satelit spiun në orbitë.

Sipas Iniciativës së Kërcënimeve Bërthamore, një institut kërkimor me bazë në SHBA, Koreja e Veriut vlerësohet të ketë midis 64 dhe 86 nëndetëse, një nga flotat më të mëdha në botë.

Megjithatë, ekspertët dyshojnë nëse të gjithë ata janë operacionalë duke pasur parasysh vjetërsinë e prodhimit.


Top Channel

You may also like