Kapen në kufi 6 emigrantë nga Iraku, sekuestrohet malli dhe kamioni me të cilin transportoheshin

by admin
Spread the love

Një ekip mobil në Departamentin e Kontrollit dhe Hetimeve ka parandaluar hyrjen e paligjshme të gjashtë emigrantëve nga Iraku gjatë kontrollit të një automjeti mallrash në hyrje të pikës kufitare Bogorodicë. Në të njëjtën kohë, për shkak të dëmtimit të shenjave doganore, është sekuestruar malli dhe mjeti motorik me ngarkesë në të cilin fshiheshin emigrantët.

Rasti u zbulua pasi inspektorët e Departamentit të Operacioneve, gjatë një përzgjedhjeje për një kontroll të detajuar të automjetit, vunë re ndryshime në konstruksionin e jashtëm të së automjetit, i cili lejon heqjen e kabllit dhe hapjen e pëlhurës pa dëmtuar vulë doganore. Bëhet fjalë për një mjet mallrash me targa greke me drejtues shtetas grek.

MARKETING



You may also like